Kryeministri në largim i Kosovës, njëherit kandidat i LDK-së për të parin e qeverisë, ka folur për procesin e zgjedhjes së drejtorit të AKI-së dhe mospajtimeve të raportuara me Vjosa Osmanin për të parin e këtij institucioni.
I pyetur nga gazetarët se çfarë po ndodhë me këtë proces, Hoti ka thënë se i njëjti është proces i brendshëm deri sa të arrihet një dakordim.
“Për të parën është proces i konsultimeve të brendshme me U.D të presidentit deri sa të arrijmë dakordim për emrin”, ka thënë Hoti para mediave.
Ndërkaq ka konfirmuar se LDK e ka një kandidat që i është ndaluar kandidimi, dhe i njëjti do të zëvendësohet sot.
“Ne ju nënshtrohemi të gjitha vendimeve të organeve të drejtësisë, të gjithë duhet të trajtohen njësoj . E kemi pas një kandidat, dhe do të bëjmë zëvendësimin e nevojshëm sot”, ka thënë Hoti.