Arben Gashi nga LDK-ja ka kujtuar ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 15-vjetorin e vdekjes së tij.
Përmes një postimi në Facebook, Gashi është shprehur se idealet e lirisë, pavarësisë e demokracisë, sipas tij, ishin baza e angazhimit politik të Rugovës.
Ai thotë se, këto ide dje ishin të rrezikuara, kurse sot janë stabile.
Postimi i plotë:
Idealet e lirisë pavarësisë, demokracisë! Ishin bazat e angazhimit politik të presidentit RUGOVA! Zbatimi i këtyre idealeve u bë mbi idetë për shtetin e Kosovës: i hapur me fqinjët, i integruar në NATO dhe në BE, në miqësi të përhershme me AMERIKËN. Këto ide:
Dje, ishin të rrezikuara.
Sot, janë stabile.
Me datë 14 vendosni ju.
Lavdi presidentit!