Dauti i vetëm pranë varrit të Ibrahim Rugovës

Aktuale

Dauti i vetëm pranë varrit të Ibrahim Rugovës

Nga: N.Sh Më: 21 janar 2021 Në ora: 12:13
Daut Haradinaj

Sot shënon 15 vjetori i vdekjes së presidentit historik Ibrahim Rugovës.

Që nga mëngjesi, kanë vërshuar politikanët tanë duke bërë homazhe pranë varrit të Rugovës.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe shumë politikanë të tjerë sot u përkulën para Rugovës.

Edhe Daut Haradinaj ka publikuar një fotografi, ku shihet i vetëm pranë varrit të presidentit historik.

“Kur i nderon njerëzit që lanë gjurmë në histori, e nderon edhe veten!”, shkruan Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat