Analistja Donika Emini, i ka dalur në mbrojtje kryetares së KQZ’së, Valdete Daka në lidhje me kërcënimet që ka marrë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Emini ka shkruar se Daka nuk e ka marrë vendimin as për Kurtin e as për verfikimin e votuesve nga diaspora, ajo thotë se të parin e morri Gjykata Kushtetuese dhe të dytin e kanë përfaqësuesit e partive politike në KQZ.
Ajo thotë se KQZ ka organizuar super zgjedhje në dy vitet e fundit dhe është e lehtë të kërcënohet Valdete Daka pasi është grua.
Postimi i plotë nga Emini:
Valdete Daka nuk e ka marr vendimin as për Kurtin e as për verifikimin e votuesve nga diaspora.
Të parin e ka marr Gjykata Kushtetuese
Të dytin e kanë marr në pajtim me përfaqesuesit e partive politike ne KQZ.
Tash, Daka mundet me u konsideru si e afërt me establishment. Ama, KQZ ka organizu super zgjedhje vjet e sivjet në rrethana të tmerrshme.
Ama po ju kuptoj që me Daken e keni ma lehte me u kap e me kërcenu. Me gra ja don fort!