Kandidati për deputet nga LDK, Florian Dushi, ka përkujtuar presidentin Ibrahim Rugova, në 15 vjetorin e vdekjes.
Përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar foto nga homazhet tek varri i Rugovës, ai ka thënë se presidenti do të kujtohet e nderohet përjetësisht, si prijësi më i lavdishëm që shqiptarët e Kosovës kurdoherë kishin, si vizionari më perfekt e si burrështetasi më i besuar e respektuar në vend e botë, si independentistin më të vendosur e të pakompromis, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se po ashtu di të kujtohet si projektuesi dhe themeluesi i Republikës së Kosovës, shtet të pavarur, sovran e demokratik.
Postimi i tij i plotë:
Presidenti Rugova, përjetësisht do të kujtohet e nderohet si prijësi më i lavdishëm që shqiptarët e Kosovës kurdoherë kishin, si vizionari më perfekt e si burrështetasi më i besuar e respektuar në vend e botë, si independentistin më të vendosur e të pakompromis, përfundimisht, si projektuesin dhe themeluesin e Republikës së Kosovës, shtet të pavarur, sovran e demokratik.
Lavdi