Organizatat e shoqërisë civile iu kanë bërë thirrje partive politike që të ndalojnë siç thuhet në reagimin e tyre presionin dhe sulmet ndaj institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ta lënë të lirë këtë institucion që të bëjnë punën e tyre sipas dispozitave ligjore dhe kushtetuese.
“KQZ bën zbatimin e ligjit, dhe kushdo që ka pakënaqësi duhet të ndjekë rrugët ligjore ndaj këtyre vendimeve, dhe jo të bëjnë presion përmes deklaratave publike”.
“Andaj, vendimet nuk janë individuale të kryesueses së komisionit znj. Valdete Daka, pasi që KQZ si institucion ka dërguar listat me kandidat të subjekteve politike në Këshillin Gjyqësor të Kosovës ku ka marrë përgjigje nga ky institucion për personat të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri (3) vitet e fundit, në përputhje me Nenin 29 të ligjit për zgjedhje”.
“Mbi të gjitha, KQZ ende nuk ka marr vendim, andaj kjo nënkuptohet si presion për të ndikuar në vendimmarrjen e institucionit”, thuhet në reagimin e tyre.