Rrëfimi i jashtëzakonshëm / Ja pse Ibrahim Rugova qëndroi në Prishtinë gjatë bombardimeve të NATO-s

Aktuale

Rrëfimi i jashtëzakonshëm / Ja pse Ibrahim Rugova qëndroi në Prishtinë gjatë bombardimeve të NATO-s

Nga: P.R Më: 21 janar 2021 Në ora: 17:07
Ibrahim Rugova

Sot janë bërë 15 vite që nga vdekja e presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Gjatë ditës së sotme, tek varri i presidentit Rugova kanë bërë homazhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti si dhe qytetarë të shumtë.

E Rugovën sot e ka përkujtuar edhe ish presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

“Te dashur miq, si sot 15 vite me pare familja, miqte nga mbare bota, bashkepuntoret e tij, qytetaret e Kosoves dhe mbare kombi shqiptar i dha lumtumiren e fundit njerit prej personaliteteve me te shquara te historise kombetare, intelektualit mendje ndritur, shtetarit dhe politikanit gjeni, misionarit vizionar e arqitektit te Kosoves se lire e te pavarur, Presidentit Ibrahim Rugava. Sot te gjithe shqiptaret kudo qe jane perulen me nderimin me te madh, mirenjohen me te thelle para kujtimit dhe vepres se pavdekshme te Presidentit te ndjere, Dr Ibrahim per gjithçka beri ai per lirine e shqiptareve dhe dinjitetin e kombit tone. Sot pas 15 vitesh Edvin Kristaq Rama, argati i Vuçiçit, ne nje akt vasaliteti antikombetar me urdher te Beogradit nuk lejon per te gjashtin vit me radhe vendosjen e shtatores te Presidentit te ndjere Dr Ibrahim Rugoves ne Tirane duke harruar se ai ka fituar pergjithmone perjetesine ne zemrat dhe panteonin e lirise se shqiptareve. Nderim perjete kujtimit dhe vepres se pavdekshme te presidentit Dr Ibrahim Rugova”, ka shkruar Berisha.

E kohë më parë, Berisha kishte folur për arsyet që sipas tij, quan në vendimin e Presidentit Rugova që të rri në Kosovë gjatë bombardimeve të NATO-s.

Sali Berisha kishte zbuluar se presidenti Rugova kishte mundësi të shkonte edhe në Shqipëri gjatë kësaj kohe, por, ai kishte zgjedhur të qëndronte afër me popullin e tij gjatë atyre momenteve të vështira.

“Vendimi i tij për të hyrë në flakë. Ky ishte gjesti i udhëheqësit. Ai vendosi dhe u kthye në Prishtinë. Prishtina ishte në flakë, pasi ai fillimisht nuk ishte në Prishtinë. Rugova mund të gjente shkaqe për të qëndruar në Tiranë, për të qëndruar diku tjetër. Por, jo, ai shkoi në Prishtinë, që ta ndante fatin me qytetarët e vet”, ka rrëfyer Berisha në një intervistë ekskluzive dhënë Adnan Merovcit, bashkëpunëtor i ngushtë i Dr. Rugovës

“Ky ishte gjesti më i madh, ky ishte gjoksi i tij. Ky është akti sublim i trimërisë së tij, i kurajës qytetarë dhe i liderit. Rugova zgjodhi që të qëndronte dhe ta ndante fatin me qytetarët e Kosovës. Ai me këtë ka firmosur trimërinë e tij legjendare”, ishte shprehur Sali Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat