Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar sot ish-presidentin historik të vendit, Ibrahim Rugovën.
Abdixhiku tha se 15 vjet më parë Kosova humbi një lider e prijës të pashoq, një njëri të urtë e të përgjegjshëm për vendin e popullin e tij.
“ Vizioni i Ibrahim Rugovës – idetë e tij për shtet – do të vazhdojnë të frymëzojnë gjenerata të tëra për tash e shumë kohë”, tha Abdixhiku.
Ai theksoi se përfaqësimin e drejtë të tij do ta bëjmë sa herë që jemi të drejtë me veten e qytetarët e Kosovës.
“Rrugëtimi vazhdon; njejtë – në të njëjtën shtëpi – gjithëherë e me plot përkushtim”, shtoi ai.