Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës Enver Hoxhaj, u ka premtuar mjekëve infermierëve rritje pagash për 30%.
Ai këtë premtim e bëri gjatë vizitës në Spitalin Rajonal në Prizren.
Atij për këtë deklaratë i ka reaguar Driton Tali nga Lëvizja Vetëvendosje, përcjell Bota sot.
Tali ka ironizuar me Hoxhajn, duke thënë se “poshtë ka rënë katundi”.
Ai ka kujtuar se si PDK-ja më herët premtonte 200 mijë vende të reja pune.
Postimi i Talit në Facebook:
A veç 30% a?
Poshtë ju ka ra katundi.
Ktynehere premtojshi ka 200 mijë vende të reja të punës, liberalizimin të vizave, Kosovën "Luginë Silikoni", investime miliardëshe...