Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë që sipas tij, personat e dënuar për çfarëdo vepre penale nuk duhet të bartin asnjë post shtetëror.
“Një person që ka kryer një vepër penale, duhet të jetë e kuptueshme dhe e pranueshme për të gjithë, që ai nuk mund të përfaqësojë qytetarët e Republikës në asnjë nivel të qeverisjes”, ka thënë Hoti në Rubikon.
Hoti ka theksuar që lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sipas logjikës së vendimit të Kushtetueses, nuk mund të kandidojë as për kryeministër.
“Vendim i i GJK-së është që Kurtit i ndalohet të kandidojë edhe për poste qeveritare, por logjika çon në atë drejtim, që një person që është dënuar për vepra penale, besoj që mund të jetë bartës i përgjegjësive politike në çfarëdo niveli”.