Elvis Hoxha, ish-këshilltar i Albin Kurtit, ka reaguar pasi këtij të fundit i është ndaluar kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Hoxha ka thënë se nuk duhet habitur nga sjellja e KQZ-së dhe Gjykatës Kushtetuese, duke akuzuar ato se po duan dëmtimin e përfaqësimit të sovranitetit popullor.
Sipas tij, Kurti është njeriu më i kërkuar nga populli i Kosovës.
Postimi i Hoxhës në Facebook:
Mos u habisni nga sjellja e KQZ-së. Mos u habisni nga sjellja e Gjykatës Kushtetuese. Sipas Gjykatës Kushtetuese Kosova drejtohet nga qeveri e paligjshme, por pa problem për Gjykatën Kushtetuese Kosova vijon ende të ketë një qeveri të paligjshme. Por, jo vetëm kaq. Gjykata Kushtetuese, pasi e mori mbi vete shkeljen e KQZ-së me lejimin e kandidimit të Arifit, i kërkon tani KQZ-së kthimin e borxhit: ndalimin e kandidimit të Albin Kurtit.
Kush është Albin Kurti?
Thjesht njeriu më i kërkuar nga populli i Kosovës.
Pra, kontributi i KQZ-së, kuvendarëve të regjimit dhe Gjykatës Kushtetuese është dëmtimi i përfaqësimit të sovranitetit të popullit. Kaq kanë në dorë, kaq dinë, kaq duan, kaq bëjnë.
Mos u habisni që këta nuk kanë turp. Duhet shumë punë e qëndrueshmëri me pas virtytin e turpit.