Kandidati për Kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth vjedhjes së 2.1 milionë eurove ndërsa ai ishte nën udhëheqjen e qeverisë tashmë në detyrë.
Në Rubikon, Hoti, ka deklaruar se pjesa më e madhe e mjeteve të vjedhura, janë gjurmuar dhe janë bllokuar.
”Javëve të fundit kemi pasur edhe vjedhje të shumta të bankave, bankomateve. Krimi është mjaft i përhapur, nuk besoj që duhet ta interpretojmë në këtë frymë këtë rast”.
”Ka ndodhur një rast i krimit të organizuar, në Thesarin e Shtetit, dhe unë pres rezultatet t’i shohim së shpejti. Nuk më takon mua, as nuk mundem, por as nuk i di plotësisht ato që po bëhen në proces të hetimit”.
”Unë pres që të shohim rezultatet”.
Ku janë sot paratë e vjedhura nga Thesari i Shtetit? – A i janë kthyer ndonjë pjesë buxhetit të shtetit?
”Është çështje e Prokurorisë, nuk më lejohet dhe nuk i di. Pjesa më e madhe e mjeteve janë gjurmuar dhe bllokuar”.
A do të kthehet ajo pjesë?
”Sigurisht, janë të bllokuara”, deklaroi Hoti.