Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka folur për ligjin e zgjedhjeve, çështjen e certifikimit dhe verifikimit të votave nga diaspora.
Ajo ka paralajmëruar edhe shtyrje të zgjedhjeve nëse kandidatët nuk certifikohen me kohë.
Ajo thotë se ligji duhet të respektohet, ndërsa për votat nga diaspora ka përmendur sërish disa akuza nga Vetëvendosje që i kanë ardhur.
‘’Shqip po flas, këtë ligj e kemi dhe këtë ligj duhet ta respektojmë. Nuk e di qysh e ndaloj unë mërgatën me votu. Unë si me kon naj supermen. Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur me i verifiku’’, shton ajo në një debat.