Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit dhe ministrit në detyrë të Arsimit, Ramë Likaj, për mbështetjen lidhur me kërkesën e tyre për shtesat e mësimdhënësve.
Përmes një konference për medie, Rrahmanaj tha se Qeveria, pavarësisht vështirësive me buxhetin, i doli karshi kërkesës së tyre.
“E falënderoj kryeministrin dhe ministrin, që bënë të pamundurën që ti dalin karshi kërkesës tonë për një shtesë në paga për të gjithë punëtorët e arsimit, duke pasur parasysh vështirësitë buxhetin”, ka thënë Jasharaj.
Ai ka shtuar se nga e hëna do ta kemi një frymë të re në arsimin e Kosovës.“Nga e hëna do ta kemi një frymë të re në arsimin e Kosovës dhe obligohemi që të punojmë sa më shumë për ngritjen e cilësisë”, u shpreh Jasharaj.
Jasharaj shtoi se këtë shtesë do ta marrin punëtorët e arsimit nga çerdhet e deri në universitete brenda mundësive buxhetore që ka Qeveria e Kosovës.