Ish-deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, që tani është sërish kandidate ka reaguar ashpër për linçimet që Vetëvendosje po i bën ndaj kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.
Me anë të një postimi në Facebook, Deliu ka thënë se ata që kanë kultivuar ndër vite dhunënë fizike e terrorizuese ndaj institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, tani po krijojnë “armiq fantom” të Partisë si rasti i fundit me znj.Valdete Daka
Deliu ka thënë se këto veprime janë tregues i frikshëm që Kosova mund të rrëshqasë drejt autoritarizmit, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë:
Ata që kultivuan ndër vite dhunën fizike e terrorizuese ndaj institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe ndaj kujtdo që përfaqësonin këto institucione, tani po krijojnë ‘armiq fantom’ të Partisë– si rasti i fundit me znj.Valdete Daka.
Sulmet denigruese ndaj një zonje, që udhëheq institucionin qe vetëm administron zgjedhjet, janë tregues i frikshëm që Kosova mund të rrëshqasë drejt autoritarizmit.
Qytetarët duhet të kenë kujdes, që më 14 shkurt të mos bien pre e atyre që po na shfaqen se ‘janë mbi ligjin’.