Partitë politike po bëjnë fushatë në prag të zgjedhjeve.
E pavarësisht pandemisë së Covid, tubimet e tyre nuk po mungojnë, shpesh duke mos respektuar as masat anti Covid.
Lidhur me këtë, analisti politik Imer Mushkolaj, ka ironizuar përmes një postimi në Facebook.
Ai ka shkruar se tashmë kanë filluar filmat dhe mund të zgjedhin a duan komedi, trillet apo horror, përcjell Bota sot.
“Filmat ia kanë nisë. Kini mundësi me zgjedh a po doni komedi, triller a horror”, ka shkruar ai./BS/