Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyci, ka reaguar sërish për zhvillimet e fundit për mos-certifikimin e kandidatëve për deputetë me aktakuza, ku bën pjesë edhe kryetari i VV-së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti.
Në një postim në Facebook, ai ka publikua një fotografi me mbishkrimin “Një republikë nuk i nënshtrohet një njeriu”.
Ndërkohë, 47 kandidatë për deputetë nuk janë certifikuar ende nga KQZ, pasi të njëjtit kanë probleme me ligjin. Në mesin e tyre bënë pjesë edhe lideri i VV-së, njëherësh edhe kandidati i kësaj partie për të parin e Qeverisë, Albin Kurti.
Kosova do të mbajë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 14 shkurt.