(E plotësuar 18:26) - Ardita Dushi, shefe e shtabit zgjedhor të LDK-së, i ka bërë thirrje KQZ-së të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mos certifikimin të kandidatëve që janë të dënuar.
Ajo ka thënë se asnjë kandidat nuk është mbi ligjin.
“LDK- ja kërkon të respektohet vendimin Gjykatës Kushtetues, për LDK asnjë kandidatë nuk është mbi ligjin”, tha ajo.
Dushi po ashtu ka thënë se kërcënimi ndaj kryetares së KQZ, Valdede Daka është i papranueshëm.
***
Lidhja Demokratike e Kosovës ka ftuar konferencë për media
Konferenca mbahet sot në orën 18:00.
Konferenca pritet të mbahet në selinë e LDK-së.
Arsyeja e kësaj konference akoma nuk dihet.