Valdete Daka është duke e keqpërdorë detyrën zyrtare. Kështu ka thënë Blerim Sallahu, nga zyra ligjore e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sallahu në një postim ën Facebook, shkruan se asnjë nen i Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme nuk lejon që anëtarët e KQZ-së të shqyrtojnë dokumentacion shtesë në lidhje me çështjen e përbërjes së listave.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë vendim sot në orën 17:30 për procesin e certifikimit të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit
Ja shkrimi i tij:
Asnjë nen i Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme nuk lejon që anëtarët e KQZ-së të shqyrtojnë dokumentacion shtesë në lidhje me çështjen e përbërjes së listave.
Të gjithë dokumentacionin e nevojshëm e ka shqyrtuar organi kompetent i KQZ-së, siç është Zyra pë Çertifikimin e Subjekteve Politike.
Kjo zyrë tashmë ka nxjerrë një rekomandim, dhe ky rekomandim duhet të dal në votim.
Anëtarët e kqz-së, janë anëtarë të subjekteve politike dhe rrjedhimisht nuk kanë kompetencë ligjore e as integritet profesional të përzihet në çështjet që me ligj i takojnë një organi tjetër.
Znj.Daka është duke e keqpërdorë detyrën zyrtare!