Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ka kritikuar U. D. së presidentes Vjosa Osmani. Kjo e fundit nuk ka bërë asnjë reagim, pas kërcënimit të kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka.
Musliu ka thënë se Osmani është viktimizuar në emër të gruas, edhe kur e ka kap “lemza”, ndërsa pyet se a është grua edhe Daka.
Postimi i Musliut në Facebook:
Ka dy ditë qe Valdete Daka linçohet e sulmohet nga VV, përkatësisht Glauk Konjufca dhe asnjë reagim nga U.D e Presidentit Vjosa Osmani.
Vjosë ti që edhe lemza me të marrë je viktimizu në emër të gruas, të lutem na thuaj a është edhe Kryetarja e KQZ-së një grua?