Anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, ka thënë se sot është ftuar Policia e Kosovës që të sigurojë institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kurteshi ka thënë se një gjë e tillë nuk është para deri më sot.
Lidhur me këtë ka reaguar anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, që është edhe burri i ish-deputetes Albulena Haxhiu.
Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se meqenëse policia është në hyrje të KQZ-së le ta kryen detyrën e saj duke arrestuar Valdete Dakën.
“Meqenëse policia qenka në hyrje të KQZ-së le ta kryen detyrën e saj duke arrestuar Valdete Dakën dhe të fillojë çlirimi i institucioneve të kapura”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.