Analisti politik Agon Maliqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar, për shkak të kritikave. Sipas tij, ajo ka arritur të bëhet e pranueshme për shumicën, përcjell Bota sot.
Maliqi ka theksuar se është fryma kritike ajo që mund ta parandalojnë rrëshqitjen e Kosovës drejt një problemi të ri.
Postimi i Maliqit në Facebook:
Ndryshimi ka për të ndodhur dhe duhet të ndodh. Në këtë pikë nuk ka asgjë që mund ta ndalojë. Këtë ka për ta mundësuar vetë sistemi demokratik i cili deri sot është përçmuar se nuk është i tillë. Vetëm një gjë: për hatrin tuaj (keni me na kujtu dhe lypë) mos i shtypni kritikat, qëndrimet skeptike dhe paralajmërimet për problemet e tjera që na presin. Sepse jeni duke e krijuar klimën për autokraci të re.
Janë kritikat ato që e kanë detyruar VV-në të ndryshojë dhe të arrijë të bëhet e pranueshme për shumicën, dhe është fryma kritike ajo që mund ta parandalojnë rrëshqitjen e Kosovës drejt një problemi të ri.