Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar listat e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate. Kjo për shkak se nuk kanë larguar kandidatët e listuar nga KGJK-ja.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, i cili e ka akuzuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka për cenim të së drejtës njerëzore - votës së lirë.
"Aq pluhur ngriti zonja Daka për kinse kërcënimin ndaj saj , derisa e njëjta merr anë dhe po rrëshqet drejt cenimit të themeleve të demokracisë, pluralizmin e drejtën bazike njerzore- VOTËN e lirë", shkroi Avdyli në Facebook, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Aq pluhur ngriti zonja Daka për kinse kërcënimin ndaj saj , derisa e njëjta merr anë dhe po rrëshqet drejt cenimit të themeleve të demokracisë, pluralizmin e drejtën bazike njerzore- VOTËN e lirë.