Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, përmes një postimi në Facebook ka bërë një koment lidhur me mbledhjen e djeshme të KQZ-së.
Manxhuka këtë mbledhje e ka krahasuar me seancën Kuvendit, tw 25 marsit 2020, seancë kjo kur edhe ishte rrëzuar Qeveria e Albin Kurtit.
“Mbledhja e djeshme e KQZ ngjasonte me seancën Kuvendit me 25 mars 2020. Asokohe ishin mbledhur për ta rrëzuar një qeverisje te mire qe po luftonte korrupsionin e menaxhonte perfekt pandeminë, ndërkaq dje tentonin ta pengonin ardhjen e së njëjtës, serish nga nomenklatura e vjetër”, shkruan ai.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që listat e kandidatëve për deputetë të propozuara nga subjektet politike, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma të mos certifikohen. Kjo erdhi shkaku i problemeve me ligjin të disa personave brenda këtyre listave, përfshirë këtu edhe kreun e VV-së, Albin Kurti, shkruan “Bota sot”.
Ja shkrimi i tij:
Mbledhja e djeshme e KQZ ngjasonte me seancën Kuvendit me 25 mars 2020. Asokohe ishin mbledhur për ta rrëzuar një qeverisje te mire qe po luftonte korrupsionin e menaxhonte perfekt pandeminë, ndërkaq dje tentonin ta pengonin ardhjen e së njëjtës, serish nga nomenklatura e vjetër.
Por e reja po lind dhe askush nuk mund ta ndalojë. Sa më shumë përpjekje nga ata aq më shumë mbështetje nga populli.