Time Kadrijaj nga AAK ka reaguar ndaj Enver Hoxhajt nga PDK, kandidat për kryeministër.
Ky i fundit tha se Albin Kurti nga ka prishur me Amerikë, ndërsa Ramush Haradinaj me Evropën.
Përmes një postimi në Facebook, Kadrijaj e ka quajtur hajgaregji Hoxhajn, përcjell Bota sot.
Ajo ka thënë se ai nuk ka lënë derë pa hapur për tu ankuar për bashkëpartiakët e tij nga UÇK-ja, se po e marrin në qafë Kosovën, ndërsa tani mundohet tu zë vendin.
Ajo ka thënë se se ai po hap luftë me heronjtë si Ramush Haradinajn.
Postimi i saj i plotë:
Enver Hoxhaj është hajgarexhi. Në karrierën e vet nuk ka lënë derë pa çelë me u anku për bashkëpartiakët e tij nga UÇK-ja, se po e marrin në qafë Kosovën. Sot po mundohet me ua zënë vendin. Po e zbehtë është figura e tij me hap luftë me heronjtë e Kosovës, siç është edhe Ramush Haradinaj, që me Amerikën dhe Evropën e çliruan Kosovën e me ata edhe po e ndërtojnë!