Vjosa Osmani do t’i adresohet opinionit në lidhje me zhvillimet e fundit në KQZ ku nuk u certifikua lista e kandidatëve për deputetë të Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës.
Me anë të një njoftimi nga presidenca, është bërë e ditur se Osmani në orën 18:00 do t’i adresohet opinionit.
“Në orën 18:00, u.d. Presidentja Vjosa Osmani do ta ketë një adresim në profilin e saj zyrtar në Facebook”, në lidhje me zhvillimet e fundit në Komisionin Qendror Zgjedhor dhe procesin e certifikimit të kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, Vjosa Osmani ndonëse nuk ka folur ende për procesin e certifikimit të kandidatëve për deputetë, ajo ka qëndruar e heshtur edhe ndaj linçimeve dhe kërcënimeve që i janë bërë kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.