Mos certifikimi i listave zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës, nga KQZ-ja ka nxitur reagime të mëdha në vend.
Madje, subjektet që nuk u certifikuan kanë akuzuar KQZ për mohim të votës së lirë.
Pas këtyre deklaratave, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ua ka bërë me dije partive të tjera politike se zgjedhjet janë të lira kur çdo fazë e procesit zgjedhor bazohet në ligj dhe kushtetutë, shkruan "Bota sot".
Postimi i plotë
Zgjedhjet janë të lira atëherë kur çdo fazë e procesit zgjedhor bazohet në ligj dhe kushtetutë.