Ish-deputeti i LDK-së i reagon ashpër Osmanit: Turp dhe haram përkrahja që ta kemi dhënë dikur

Aktuale

Ish-deputeti i LDK-së i reagon ashpër Osmanit: Turp dhe haram përkrahja që ta kemi dhënë dikur

Nga: M.H Më: 23 janar 2021 Në ora: 20:41
Foto ilustrim

Para pak orësh ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka folur një lidhje me vendimet e fundit të KQZ-se, duke iu shprehur që nëse vazhdojnë këto situate atëhere do të detyrohet të marrë të gjitha masat sipas përgjegjësive që ka.

Reagime ndaj kësaj deklarate patë mjaftë shumë.

Ish-deputeti nga radhët e LDK-së, Naser Rugova përmes një shkrimi në facbeok u shpreh që Osmani më nuk ushtron pozitën e presidents kjo sepse Kuvendi është shpërndarë dhe në këtë mënyrë nuk ka kryetar të kuvendit, transmeton “Bota sot”.

Sipas Rugovës, Osmani është tashmë një qytetare e thjeshtë e Kosovës dhe se sulmi i saj ndaj KQZ-së që është një institucion i pavarur tregon që ajo, por edhe bashkëmendimtarët e saj që ikën nga LDK, duan ta shkatërrojnë vendin.

Postimi i plotë

Pozita e ushtruesit të detyrës së Presidentit i takon Kryetarit të Kuvendit. Në momentin kur shpërndahet Kuvendi, pushon mandati i të gjithë deputetëve, rrjedhimisht më nuk ka as Kryetar Kuvendi. Sot, Vjosa Osmani është qytetare e thjeshtë e Republikës së Kosovës, nuk është deputete dhe as Kryetare e Kuvendit dhe rrjedhimisht ajo është uzurpatore e zyrës së Presidentit. Sulmi i saj ndaj KQZ-së, si institucion i pavarur, tregon që ajo, por edhe bashkëmendimtarët e saj që ikën nga LDK, tashmë janë pjesë e falangave të kuqe që duan ta shkatërrojnë shtetin dhe demokracinë tonë. Turp dhe haram përkrahja që ta kemi dhënë dikur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat