Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi ka zbërthyer deklaratën e sotme të Vjosa Osmanit ndaj KQZ-së dhe kryetares së saj, Valdete Daka.
Latifi në një postim në Facebook thotë se duhet marrë seriozisht filozofi francez, Rene Dekart, kur thotë se njeriu është i përbërë nga dy substanca të ndara nga njëra-tjetra: trupit dhe mendjes.
Në këtë kontekst, ai ilustron rastin e Vjosa Osmanit, teksa thotë se kjo e fundit është në karrigen e presidentit, por mendon si numri dy në listën zgjedhore të një partie politike.
Postimi i plotë:
Duhet ta marrim seriozisht Dekartin kur thotë se njeriu është i përbërë nga dy substanca të ndara nga njëra tjetra: trupit dhe mendjes.Për shembull: me trup mund të ndodhesh në karrikën e presidentit të Kosovës, ndërsa mendon si numri dy në listën zgjedhore të një partie politike.Filozofia këtë e quan dualizëm. Psikologjia klinike e quan skizofreni. Jurisprudenca e quan konflikt interesi.