Deri më tani nëntë subjekte politike janë ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) si pasojë e mos certifikimit nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) për listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.
E fundit që ka dërguar ankesë është Lëvizja Vetëvendosje.
Të gjitha këto, ka konfirmuar kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku.
“Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK) – Për shkak mos certifikimit të Listës së Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja,
Partia e Ashkalive për Integrim (PAI) – Ka sjellë tre apele, dy janë në emër të subjektit politik dhe njëra në emër të një Kandidatit për shkak të mos certifikimit të tij në listë nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje.
PREBK, për shkak te mos certifikimit të një Kandidate nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje.
Socialdemokratska Unija – Duda Balje, për shkak të ndodhjes së një kandidati shqiptar në listën e subjektit të saj.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK-ja, Për shkak mos certifikimit të Listës se Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja.
Nisma Socialdemokrate-NISMA, Për shkak mos certifikimit të subjektit politik dhe Listës së Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja.
Lëvizja Vetëvendosje! Për shkak të mos certifikimit të Listës se kandidatëve për deputetë nga KQZ-ja”, ka thënë Desku.
Afati për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre apeleve është 72 orë nga momenti i dorëzimit të këtyre apeleve nga palët në PZAP.