Bajram Gecaj nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj analistit politik, Krenar Shala.
Gecaj përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, e ka quajtur analistin Shala si të pagdhendur.
Ai madje ka akuzuar edhe medien për hapësirën e dhënë, gjersa ka thënë se kanë mungesë serioze për analistë.
“Duket ashiqare se televizionet kanë mungesë serioze për analistë kur thërrasin individë të pagdhendur si Krenar Shala në studiot e tyre!”, ka shkruar Gecaj.
Kujtojmë se analisti Shala njihet në opinion për deklaratat e tij pro Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.