Ish këshilltari i Avdullah Hotit, Visar Berisha i ka bërë thirrje LDK-së të dal nga knock down.
Ai ka shtuar se humbja e Podujevës nuk ishte fundi.
Ndër të tjera ka thënë se LDK nuk ka pse të pranojë rezultat të imponuar, por të gjejë forcë dhe të imponojë termat e saj elektorale.
Gjitha këto deklarata djali i ish anëtarit të LDK-së, Kolë Berisha i bëri në rrjetin social Facebook.
Ky është shkrimi i tij i plotë:
LDK, dil nga knock down-i, mà!!
- Populizmi dylekesh i kamikazëve politikë nuk duhet ta stepe LDK per ta thane te veten;
- Anemia politike eshte shkatërrimtare nese mshefet pas nje eufemizmi elitarist. Politika don pasion, besim dhe force;
- Humbja e Podujeves nuk eshte fundi i botes. Podujeva e as Kosova nuk eshte kunder LDKs, shkoni kerkoni falje dhe nisjani nga e para;
-LDK ska asnje arsye me pranue nje rezultat zgjedhor qe po i pergatitet. Ajo duhet me gjete qaq force sa me i imponu termat e vet elektoral;
- LDK nuk ka bà faj pse eshte ndà me Albin Kurtin ne fillimvitin e kaluar. Perkundrazi, LDK e kishte shpetue Kosoven dhe Kurtin nga rrenimi total politik. LDK nuk mundet m'i shku kujtë pas, le te dihet kjo pune!;
- LDK nuk eshte PDK e as AAK, ka tjeter formim, tjeter mision. Pse duhet me u ndje e padenjet?!
- LDK se fundmi, minimalisht qe nga Kershendellat e 2017, me aq fuqi sa ka pasë, e ka mbrojte shtetesine e vendit, integritetin e tij dhe partneriten me partneret strategjikë;
- LDK nuk duhet me pranu heshtazi e ne qoshe pjestimin e elektoratit te vet nga te tjeret;
- Ma thuani cilet jane ate qe se paku nje here nuk e kane vu ne treg plaçke shtetesine e vendit, veç LDKs?! Te gjithe duan t'ia bashkengjesin dikujt Kosoven, veç LDKs!;
- Ndryshimet brenda LDKs nuk jane nje akt, ato si gjithkund jane nje proces qe merr vlere dhe nxan vend kur prodhon fitore, kauza politike.
LDK duhet m'u zgju sahat e pare prej trullosjes qe ka sjelle ramja e Qeverise se saj. Ajo nuk ka qene Qeveri e LDKs por e rezistences per ta shpetu vendin, literalisht!! LDK tek duhet me ba Qeverine e saj, pa droe.