Zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 14 shkurt, bënë që partitë të mendojnë edhe për sloganet e tyre, me të cilat do t`ua kërkojnë votën qytetarëve.
Kështu, zgjedhja e një parulle sa më gjithëpërfshirëse e me domethënie kërkon mjeshtëri dhe kreativitet sipas njohësve të marrëdhënieve me publikun.
Sipas tyre ato duhet edhe të tërheqin vëmendjen e audiencës dhe të jenë bindëse për ta.
Pavarësisht origjinalitetit ose jo që bartin këto parulla, qëllimi i tyre është që përmes tyre të kërkohet vota e sovranit.