Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar moscertefikimin e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Me ç’rast Mustafa ka theksuar se Albin Kurti duhet të zbatoj dhe respektoj ligjin.
“Mendoj që çdo njëri nga ne duhet të respektoj ligjin. Ligj është ai që e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese. Nuk shoh mundësi që dikush të jetë kandidat i certefikuar për deputet nëse ligji nuk e lejon atë.
Nuk duhet të lejojmë në Kosovë që dikush të bëhet përfaqësues legjislativit ai i cili ka shkelur ligjin. Kurti duhet të zbatoj ligjin”, ka thënë Mustafa në RTK.