Skender Hyseni ishte emëruar si koordinator për bisedime në Qeverinë Hoti. Mirëpo ai më parë ka mbajtur edhe pozita të tjera qeverisëse.
Duke qenë në pozitën e fundit, Skender Hyseni ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Ai ka deklaruar një shtëpi në vlerën 350 mijë euro, ndërsa vetura e tij Audi A6 ka vlerën 56 mijë euro, siҫ ka deklaruar vetë Skender Hyseni.
30 mijë euro janë kursimet e tij, ndërsa nuk ka deklaruar të ketë borxhe.
Paga e tij në këtë pozitë si koordinator është në vlerën 1,229 euro.
Ndryshe, kjo është vetura luksoze Audi A6 e cila kohë më parë ishte sulmuar me ngjyrë, nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.