Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, ka reaguar ndaj deklaratave të Abelard Tahirit për mos krijimin e koaliconit PDK-NISMA.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se, ata tashmë më të vërtetë kanë ndryshuar, veçse fatkeqësisht kanë ndryshuar për të keq. E kanë humbur rrugën. Kanë harruar se kush ishin.
Postimi në Facebook:
Fatkeqësisht PDK-ja, dikur partia e luftëtarëve e çlirimtarëve nuk po i merr më parasysh kërkesat e ÇLIRIMTARËVE.
Kjo nuk do të ndodhte në ditët kur PDK i ka pasur liderët e vërtetë.
Ableard Tahiri ka të drejtë, sepse ai këto kërkesa nuk mund t’i kuptojë.
Ai nuk e mban mend PDK-në e vërtetë.
Ata tashmë më të vërtetë kanë ndryshuar, veçse fatkeqësisht kanë ndryshuar për të keq. E kanë humbur rrugën. Kanë HARRUAR se kush ishin.
Por, NISMA kurrë nuk e harron të kaluarën, ne jemi krenar me liderin tonë Fatmir Limaj dhe të kaluarën tonë çlirimtare dhe të kaluarën atdhetare të familjeve tona.
E.SH