Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Ambasadori Tomáš Szunyog, së bashku me Ministrin e Drejtësisë të Kosovës, Kryesuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial, si dhe Drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, do të lansojë Programin e Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë.
Projekti do të zbatohet deri në janar 2024 dhe ka një buxhet prej 7 milionë eurosh.
Programi i BE për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë synon reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.
Ai do të ndihmojë institucionet në konsolidimin e kornizës ligjore dhe institucionale, forcimin e pavarësisë, paanshmërisë, llogaridhënies, dhe transparencës së gjyqësorit dhe po ashtu do të përmirësojë qasjen në drejtësi për çdo qytetar, veçanërisht për gratë dhe grupet e pafavorizuara ose të margjinalizuara.