Shefi i kabinetit të ministrit në detyrë të MPB-së, Bajram Gecaj i ka reaguar ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Bashës që pak më parë e ka kritikuar sloganin e tyre në zgjedhje.
Ai tha se Dimal Basha po sillet si poet.
“Dimal Basha po shitet si poet, por shteti është shtet edhe kur ”thikat mbi harta” të tmerrojnë e të japin siklet”, ka shkruar ai.
Gecaj me heret i kishte reaguar edhe Duda Baljes.