Ish- shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, thotë se përpjekja e parë e Qeverisë së re dhe e pandalshme duhet të jetë sigurimi i vaksinës.
Haradinaj në një prononcim është shprehur se sigurimi i vaksinës i jep garanci qytetarëve.
“Përpjekja e parë dhe e pandalshme e qeverisë së ardhshme duhet të jetë sigurimi i vaksinës anti-covid për qytetarët e saj. Sigurimi i saj, sa më i shpejt u jep garanci qytetarëve tanë, e veçmas sektorëve ekonomik që të fillojnë punën për këtë vit dhe minimalisht t’i kompensojnë dëmet e vitit të kaluar. Edhe kjo qeveri duhet të bëjë maskimumin që të mos humbas kohë për sigurimin e vaksinës”, pohon Haradinaj