Kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, po i “matet” popullariteti edhe përmes rrjeteve sociale, shkruan “Bota sot”.
Ai tashmë ka tejkaluar ish presidentin Thaçi, me ndjekësit që i ka në Facebook.
Me rreth 450 mijë ndjekës, Kurti bëhet politikani më i ndjekur nga shqiptarët në Facebook.
Ai së fundmi ka ndërruar foton e re të profilit, ku i ka bashkangjitur sloganin e VV-së, “Krejt dhe Drejt”.
Kurti për 14 orë, mori 75 mijë pëlqime në foto./Botasot