Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka prezantuar sot Kaltrina Malokun, 24 vjeçaren që tash ka filluar studimet e doktoraturës në Université Grenoble Alpes në Francë.
Bashkë me Kurtin, Kaltrina Malokun e priti edhe kandidati për deputet, Besim Muzaqi.
“Kaltrina, si shumë të rinj të tjerë, presin qe qeverisja jonë të jetë e mirë e të punojë për qytetarët e vendin, që edhe atyre t’ju krijohen mundësitë që të kthehen në Kosovë e kontributin e tyre ta japin këtu”, ka shkruar ndër tjera Kurti.
Postimi i plotë:
Me prejardhje është nga fshati Samadrexhë i Vushtrrisë dhe tash i ka filluar studimet e doktoraturës në Université Grenoble Alpes në Francë. Kaltrina Maloku, 24 vjeçare, e ka temën në matematikë të aplikuar në hidrologji, me fokus zhvillimin e një modeli stokastik që simulon temperaturën dhe reshjet atmosferike. Ajo u anëtarësua dje në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, me ç’rast e mirëpritëm bashkë me nënkryetarin e komunës së Vushtrrisë dhe kandidatin tonë për deputet të Kuvendit, Besim Muzaqin.
Studimet e nivelit master në drejtimin e matematikës së aplikuar në shkencat klimatike dhe të mjedisit Kaltrina i ka përfunduar në Université Claude Bernard Lyon 1 të Francës.
Kaltrina, si shumë të rinj të tjerë, presin qe qeverisja jonë të jetë e mirë e të punojë për qytetarët e vendin, që edhe atyre t’ju krijohen mundësitë që të kthehen në Kosovë e kontributin e tyre ta japin këtu.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/25/auto_142059582_1059571244542759_5428586510107839800_o1611587340.jpg)