Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot ka vizituar familjes shqiptare në veri të vendit.
Vazhda e takimeve të parafushatës Limajn e çoi në një familje nga kjo pjesë e vendit e cila përkrahë fuqishëm Nismën dhe kauzën e saj.
Postimi i Limajt:
Bashkë me ministrin Reçica sot ishim për vizitë në familjen e nderuar Avdyli, nga Mitrovica, banorë të pjesës Veriore, me të cilët diskutuam për sfidat dhe preokupimet me të cilat ballafaqohen shqiptarët tanë aty.
Familjen Avdyli e falënderova për pritjen dhe vullnetin e treguar për të mbështetur kauzën tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare.
Kosova si tërësi mund të rregullohet e fuqizohet vetëm falë një angazhimi të përbashkët nacional.