Në media, gjatë ditës ka qarkulluar një fotografi, kinse një deklaratë e kandidatë të VV-së për kryeministri Albin Kurti, se “Kush e mbështet SHBA-në dhe Rugovën është kundër Kosovës”.
Lidhur me këtë, korrespodenti i të përditshmes gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka bërë një sqarim.
Martens ka thënë se ky artikull nuk është publikuar asnjëherë në gazetën gjermane, duke e cilësuar si lajm të rremë.
E, opinionistja Luljeta Aliu gjithë këtë e ka quajtur si të ligë.
Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka shkruar se kjo është një propagandë.
“Ja çka nënkupton propagandë! Në foton e parë shihet artikulli, i cili u manipulua duke iu ndryshuar fotoja, viti dhe titulli. Përndryshe teksti, në të dy anët e fotografive është i njëjti”, shkruan mes tjerash ajo.
Ja shkrimi i saj:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/25/auto_Luljeta-Aliu_0031611593018.jpg)
Ja çka nënkupton propagandë! Në foton e parë shihet artikulli, i cili u manipulua duke iu ndryshuar fotoja, viti dhe titulli.
Përndryshe teksti, në të dy anët e fotografive është i njëjti.
E kanë ndryshuar titullin kinse Albin Kurti paska thënë, kush e përkrahe Amerikën dhe Rugovën, qenka kundër Kosovës.
Sa të ligë!
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/25/auto_142428571_10160567430185558_2018738501621030271_n1611592962.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/25/auto_142958728_10160567430375558_3111309634064706020_o1611592962.jpg)