Kandidati për deputet nga LDK, Ilir Ferati, ka thënë se LDK e ka ideuar dhe formuar shtetin e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se shteti i Kosovës rrjedhë nga vizioni i popullit, i mishëruar me Ibrahim Rugovën dhe LDK-në, përcjell Bota sot.
Andaj, ai ka thënë se LDK-ja do e mbrojë këtë shtet: me çdo forcë, kundër çdokujt - përgjithmonë.
Postimi i tij i plotë:
Për shtetin, shtet. Shteti i Kosovës rrjedhë nga vizioni i popullit, i mishëruar me Ibrahim Rugovën dhe LDK-në. LDK-ja e ka ideuar këtë shtet, LDK-ja e ka krijuar këtë shtet, prandaj LDK-ja do e mbrojë këtë shtet: me çdo forcë, kundër çdokujt - përgjithmonë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/25/auto_142578335_475189717203163_5628061585425707509_n1611596787.jpg)