Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bujar Cakolli ka theksuar se fitorja e PDK-së i duhet Kosovës dhe një gjë e tillë është jetike për shtetin tonë.
Ai tha se është dëshmuar se PDK është i vetmi subjekt që mund të marrë vendime të rëndësishme dhe të bartë mbi supe procese nga më sfidueset.
Cakolli në listën e PDK-së bartë numrin jubilar- 100.
Ky është postimi i tij:
Fitorja e PDK-së në këto zgjedhje ka rëndësi jetike për Kosovën, sepse është partia e vetme që, sic e ka dëshmuar historia, mund të marrë vendime të rëndësishme dhe të bartë mbi supe procese nga më sfidueset.
Prandaj, është e domosdoshme që kësaj radhë të mobilizohemi si asnjë herë më parë dhe këtë mobilizim dhe angazhim ta kurorëzojmë me fitoren e PDK-së.