Hoti u bën thirrje kandidatëve për kryeministër, për ballafaqim publik

Aktuale

Hoti u bën thirrje kandidatëve për kryeministër, për ballafaqim publik

Më: 25 janar 2021 Në ora: 21:20
Avdullah Hoti

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, u ka bërë thirrje kandidatëve, për kryeministër për ballafaqim publik.

Hoti ka theksuar se qytetarët e meritojn këtë ballafaqim.

“Ka tri javë që kam kërkuar, që kush garon si bartës i listës, pra si kandidat për kryeministër të vendit, e ka për obligim të ballafaqohet me kandidatë të tjerë.

Pra qytetarët meritojnë këtë, t’i ballafaqojmë programet tona”, ka thënë Hoti në kanal10.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat