Profesori Blerim Latifi ka komentuar gjuajtjen me armë në një tubim zgjedhor të PDK’së në Drenicë.
“Në vitin 2021 në Kosovën demokratike me u bo këso lloj fushatash elektorale ku shtihet me armë nuk i bëjnë nder as PDK’së nuk u bën nder as atyre që ishin të pranishëm aty. Nuk është kurrfarë trimërie me nxjerr kallashin edhe me gjuajt në një tubim elektoral’, thotë Latifi.
“Është jo vetëm shkelje e ligjit, qytetarët në një shoqëri demokratike nuk guxojnë me shti me armë …është marrëzi, është budallaki, është pamje e shëmtuar”, tha Latifi në Pressing.
“Mjafton këto pamje me dalë në media ndërkombëtare dhe merreni me mend se çfarë gjykimi mundem me pasë mediat e huaja. Një vend primitiv ku fushatat bëhen me gjuajtje armësh”, theksoi Latifi.