Ka ardhur një reagim nga Partia Demokratike e Kosovës.
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi thotë se kjo parti nuk ka kandidatë të dënuar në listën për deputetë.
“Argumentet se KQZ’ja e ka certifiku listën e PDK-së me një kandidat brenda që bjen në kundërshtim me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese edhe legjislacionin në fuqi është i pavërtetë plotësisht, është gënjeshtër dhe shpifje”, tha Avni Bytyqi në Pressing.
“KGJK’ja nuk e ka karakterizuar kandidatin me numër 108 si person i cili nuk mund të kandidojë”, tha Bytyqi.