Kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit i janë servuar live në emision, dy senduiçë.
Gjatë kohës sa ishte në Kanal 10 në intervistë, atij u janë servuar dy senduiçë, një për të e një për zëvendësuesin e tij në Qeveri, Driton Selmanajn.
“Më është bë traditë qe sa kohë, që ta marr ushqimin nga shtëpia, edhe për çështje të nevojave që të ushqehem me ushqimin që e bën familja ime, djali im, gruaja ime ose vetë”, tha ai.
Megjithatë, Hoti është ankuar në Driton Selmanajn.
“Me gjithçka i bëj, senduiça të shtëpisë, edhe një mollë. Shumicën e herave ma merr gjysmën Dritoni, edhe kur shkoj në mbrëmje në shtëpi, kur kërkoj darkë, më thonë ta paskan hangër senduiçin”, ka thënë ai.