Zyrtari i PDK-së, Ilir Gashi që ishte përfaqësues i këtij subjekti në KQZ ka thënë se u.d e presidentit, Vjosa Osmani ka kërcënuar anëtarët e KQZ-së.
Gashi thotë se një gjë e tillë shtë e barabartë me vrasjen e tyre.
Ai shton se Osmani e ka “mbytur” demokracinë.
“Ishte privilegj dhe përgjegjësi t’i takoja një institucioni kushtetues e kredibil siq ishte KQZ. Nderhyrja, shantazhi dhe kërcënimi pa precedan ndaj këtij institucioni në demokraci nga Ushtruesja Osmani, është e barazvlefshme me vrajsen e anëtarëve të saj po të ishte sistem diktatorial nga dora e një diktatori! E ka mbytur demokracinë”, ka thënë ai.